Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta ka reaguar pas një publikimi fyes që media “Rolling Stone Italia” publikoi për tërmetet e ndodhura ditët e fundit  në Shqipëri.

“Tërmeti mbërrin në Itali nga Shqipëria. A është kjo çfarë ndodh kur kufijtë janë të hapur? Kryesisht të kequshqyerit, bëjnë të dridhen shtëpitë në gjysmën e Puglias!”,- shkruante "Rolling Stone Italia".

Komenti u fshi pas disa minutash nga faqja e medias italiane, megjithatë Ermal Meta ka patur një reagim kundër postimit. Ai është prekur nga komenti fyes i medias italiane, ku ata ofendonin vendin e lindjes së tij, Shqipërinë.

“Nga këto anë ne  i quajmë humbësa”, shkruan Meta kundër medias italiane.

Ora 15:24
Këngëtari shqiptar reagon pas komentit fyes të medias italiane për tërmetet e ndodhura në Shqipëri
2/0