Prej orësh, në media qarkullojnë lajme se Inez Hajrulla, një prej personazheve më të kërkuara nga drejtësia shqiptare, mund të jetë rrëmbyer nga kundërshtarët e tij.

Por, ndërsa pista e një rrëmbimi të mundshëm po merr vëmendje publike, familja e tij nuk ka bërë ende një kallëzim zyrtar, ndonëse ka konfirmuar se prej dy ditësh nuk kanë patur kontakte me të.

Ky fakt ngre pikëpyetje mbi atë që mund të ketë ndodhur realisht pasi mungojnë konfirmimet zyrtare.

Hajrrulla është shpallur në kërkim nga SPAK pasi akuzohet për vrasje, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe dyshime për përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike pas urdhër arresteve te lëshuara  në mars 2026.

Ai u ka shpëtuar disa herë operacioneve për arrestimin e tij.