Këngëtari "Stresi" në kërkim, u
hodh nga kati i dytë i komisariatit

Këngëtari hodh nga kati i dytë i komisariatit">
TIRANE - Arkimed Lushaj, i njohur për të gjithë publikun shqiptar me emrin e artit, Stresi, është arratisur mëngjesin e së shtunës nga ambientet e komisariatit numër 3 në Tiranë, ku ishte shoqëruar pasi drejtonte makinën pa patentë.
 
Sipas burimeve për Shqiptarja.com  “Stresi” është hedhur nga kati i dytë i komisariatit duke u larguar më pas, në drejtim të paditur. Mësohet se ai ishte mbyllur pa pranga në një nga zyrat e oficerëve të policisë gjyqësore, ku pritej që të merrej në pyetje, por duke shfrytëzuar hutimin e policëve, ai është hedhur nga dritarja dhe është larguar më pas me vrap.

Mësohet se Stresi ka qenë shoqëruar në ambientet e komisariatit numër 3 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor që të premten në mbrëmje, derisa u arratis në mëngjesin e një  dite më parë. Aktualisht policia nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjen e Arkimend Lushajt.
 
Lidhur me këtë ngjarje Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm pranë ministrisë ka nisur hetimet ndaj 6 efektivëve të këtij komisariati, të cilët kanë shkelur rregullat gjatë shoqërimit të Arkimend Lushaj.

Arkimed Lushaj (Stresi ) është djali i Sali Lushajt, njërit prej njerëzve më të besuar të ish-kryeministrit Berisha.
 
Arkimed Lushaj (Stresi) është arrestuar edhe herë të tjera nga ana e policisë, por nuk është dënuar. Në nëntor të vitit 2012 ai  është arrestuar për armëmbajtje pa leje, por edhe për kundërshtim të forcave të policisë. Arrestohet Stresi, kapet me armë pa leje e konfrontohet me policinë

Ndërkohë që në qershor 2011, prokuroria e Krimeve të Rënda ngriti ndaj “Stresit” akuzën në fjalë për gjobvënie, pas një konflikti që ai pati me regjisorin Leonard Bombaj, i cili bëri denoncim në polici dhe prokurori.  Ndërsa në shtator të këtij viti Arkimed Lusha u ndalua nga policia në Qafë Thanë për një verifikim.
 
Masa administrative
Ndaj 6 efektivëve të komisariatit nr.3 në Tiranë që nuk arritën të shmangnin arratisjen e “Stresit” nga ambientet e brendshme të Komisariatit, mësohet se ka nisur një procedim disiplinor nga SHKB. Burime pranë kësaj drejtorie thanë se bëhet fjalë për një hetim administrativ dhe jo penal. Nisur nga kjo situatë 6 efektivët e policisë, rrezikojnë të ndëshkohen vetëm me masa administrative dhe jo penale. Gjatë ditës së djeshme, oficerë të SHKB kanë marrë në pyetje efektivët e policisë dhe se pritet që në ditët në vijim të përcaktohet dhe masa e dënimit administrativ për efektivët e policisë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë