Uraganit të flamingove’ kundër qeverisë kanë nisur t’i bashkohen dhe figura me “njolla në biografi”. I tillë është Gazmend Sallaku, ish-drejtor i stadiumit kombëtar Qemal Stafa, i arrestuar dhe akuzar për korrupsion gjatë qeverisjes Berisha. Sallaku është parë në ballë të marshimit të protestuesve. Sallaku është arrestuar në gusht 2011 për akuzën e “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Sipas prokurorisë, ai ka marrë ryshfet nga biznesmeni P.L., në këmbim të nënshkrimit të një kontrate qiraje.

Nuk mund të mungonin as eksponentë të tjerë të PD-së në protestë si isj truproja i Sali Berishës, Sali Lusha dhe djali i tij, reperi Stresi, cili u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së. Të gjendur në mes të turmës, ata janë nervozuar pas thirrje “Berisha n’burg” dhe kanë provokuar protestuesit me simbolin me dy gishta lart. Më pas qytetarët janë përpjekur t’i largojnë.

Sali Berisha u dha urdhër sot militantëve të dalin në protestë. Protestës i është bashkuar edhe aktivistja e PD-së Xhulja Xhekaj, e cila i kalon pushimet nëpër jahte, përmes një video të publikuar në rrjetet sociale. Ajo u ka kërkuar protestuese që të mos të thërrasin më ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’, por vetëm ‘Rama n’burg’. Sipas saj, thirrja ‘Berisha n’burg’ nuk ka kuptim, pasi vendi qeveriset prej 13 vitesh nga Edi Rama dhe se PD-ja ka bërë beteja dhe po sakrifikohet për protestuesit./Prapaskena


Lajmi kryesor:

‘Zvërneci’, protestë para Kryeministrisë: Dorëheqje! Sali Lushaj dhe i biri Stresi në mes të turmës, nervozohen nga thirrjet 'Berisha n'Burg'! Qytetarët: Ikni (VIDEO)