Këngëtarja Giusy Ferreri mesazh për fansat para koncertit: E lumtur që kthehem në Tiranë më 29 korrik, ju pres në stadiumin 'Selman Stermasi'

Këngëtarja Giusy Ferreri mesazh për fansat para koncertit: E lumtur që kthehem në Tiranë më 29 korrik, ju pres në stadiumin 'Selman Stermasi'

Giusy Ferreri

Gjashtë ditë nga koncerti që do të mbahet në Tiranë, këngëtarja e njohur italiane Giusy Ferreri, ka përcjellë një mesazh për fansat e saj.

Teksa nuk fsheh lumturinë e rikthimit në Tiranë, përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, Ferreri i ka ftuar të gjithë fansat që t’i bashkohen në koncertin që do të mbahet më 29 korrik, në Spectapolis Tirana, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

“Përshëndetje, unë jam Giusy Ferreri  dhe jam shumë e lumtur t'ju them se do të shihemi së shumë shpejt në Tiranë, më 29 korrik, në festivalin Spectapolis, në stadiumin Selman Stermasi. Mezi pres t'ju përqafoj sërish të gjithëve dhe të kthehem në Tiranë. Shihemi shumë shpejt”, thotë ajo në videomesazh.

Bashkë me të në koncert do të performojë edhe këngëtari i njohur Jason Derulo.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin