Kantautorja dhe këngëtarja me origjinë shqiptare Bleta Rexha, e njohur si Bebe Rexha, edhe pse rritet profesionalisht gjithnjë e më shumë në ShBA, nuk i ka harruar rrënjët e saj.
Këtë fakt bukuroshja 25-vjeçare e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
Tekstshkruesja e hitit 'Monsters', kënduar nga Eminem dhe Rihanna dhe këngëtare e disa këngëve të tjera të njohura, përfshirë këtu edhe bashkëpunimi me rreperen Nicki Minaj dhe David Guetta, ka publikuar një video ku i mëson mikeshës së saj amerikane si të kërcejë valle popullore shqiptare.
Të dyja vajzat kërcejnë nën ritmet e këngës së këngëtarit Nexhat Osmani me titull 'S'kërkoj falje' dhe duket se po argëtohen bashkë.
E fundja s'ka si të ndodhë ndryshe, muzika popullore shqiptare është ngjitëse.

Redaksia online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com