Këngëtarja shqiptare Rita Ora pritet që në nëntor ta lansoj edhe albumin e dytë i cili mbanë titullin ‘Phoenix’.

Ora ka kohë që ka nisur punën për albumin e ri, ndërsa në rrjete sociale ka bërë të ditur edhe këngët të cilat do të jenë pjesë e këtij albumi.

Shumë krenare që po e ndaj me ju listën e albumit tim më të ri, mezi po pres të ju jap këto këngë juve.

                       Rita Ora

Albumi i ri nga Rita Ora do të përfshijë gjithsej gjashtë këngë, pesë nga të cilat janë bashkëpunime, në mesin e tyre edhe bashkëpunimi me Cradi B, Charlie XCX dhe Bebe Rexha ‘Girls’.