Këngëtarja e njohur shqiptare në Tiranë për ditën e Verës, Veliaj njofton aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Tiranës

Këngëtarja e njohur shqiptare në Tiranë për ditën e Verës, Veliaj njofton aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Tiranës

Enisa

Dita e Verës do të festohet nga të gjithë qytetarët në Tiranë me muzikë, lojëra, argëtim dhe plot dhurata. Pak ditë nga ajo që quhet festa e të gjithë shqiptarëve, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka njoftuar disa nga aktivitetet që do të mbahen në kryeqytet më 14 Mars.

Kjo ditë do të festohet në 10 pika të ndryshme të Tiranës, ku bashkia ka organizuar një listë prej 100 aktivitetesh. Aktivitetet do të nisin nga sheshi Skënderbej me një koncert nga këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare Enisa në orën 13:00.

Ndërsa mbrëmja do të mbyllet me një “Street party”në zonën e ish-Bllokut dhe shfaqja më e madhe e dronëve në rajon në zonën e Liqenit Artificial.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Hamas pranoi marrëveshjen në Katar/ Ministri izraelit: Kemi vetëm një përgjigje, të pushtojmë Rafahun

Hamas pranoi marrëveshjen në Katar/ Ministri izraelit: Kemi vetëm një përgjigje, të pushtojmë Rafahun