Këngëtarja shqiptare Malda Susuri, e cila është bërë e njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes së saj në “Top Fest 3” me këngën “Dashuri e hidhur” ka qenë ë ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, të Bieta Sulos.
Gjatë emisionit, Malda zbuloi se atë e kanë pushuar nga puna vetëm sepse konsumoi një mollë gjatë orarit të punës ku ishte rregull që të mos hanin ushqim.
“Isha duke punuar kur erdhi një mysafir që na solli disa mollë. E hëngra mollën bashkë me disa prej kolegëve të tjerë dhe drejtoresha mori vendim për të mbledhur grupin e punës, sepse kisha ngrënë mollën. Ishte një vendim qesharak, nuk mundesha ta besoja…”, tregoi këngëtarja.
Këngëtarja, e cila ka kohë që është shkëputur nga skena, tregoi se do të rikthehet me një ekspozitë personale.
Ekspozita ka si qëllim promovimin e të drejtave të grave në Kosovë.
Ketu cfare nuk bejne gjate orarit te punes. Flas per ne shtet. E para eshte orari qe fillojne me vonese cdo zyre apo administrate. Kafe gjate orarit. Muhabet te tipit “ca ke bere per dreke”, apo ku i ke blere keto kepucet. Per mos thene pastaj gjene me skandaloze qe ka nga ata qe lene punen dhe shkojne e falen ne xhami..
Përgjigju