Keni dhimbje mesi sa herë që zgjoheni, ja arsyeja

Keni dhimbje mesi sa herë që zgjoheni, ja arsyeja

Foto ilustruese

Në gjumin e qetë shumë gjëra ndikojnë si: çfarë keni bërë në palestër atë ditë, kur e keni pirë kafen e fundit, deri në ç’orë ndenjët zgjuar duke parë filma, dhe sigurisht më i rëndësishmi dysheku.

Në fakt, më shumë se 75% e të anketuarve nga Fondacioni Kombëtar i Gjumit, thanë se dysheku i tyre është çelësi për çlodhjen më efektive. Një dyshek i keq mund të ketë impakt më të madh se thjesht një gjumë i keq. Në fakt, mund të jetë edhe arsyeja pse zgjoheni me dhimbje shpine.

Gjatë gjithë jetës ne flemë një të tretën e jetës tonë, ndaj është e rëndësishme që të kemi një dyshek të rehatshëm. Për një gjumë të mrekullueshëm të natës, një numër i madh faktorësh hyjnë në lojë. Vjetërsia dhe qëndrueshmëria e dyshekut tuaj vlen për t’u diskutuar fillimisht.

Sipas studiueseve, bien dakord që dyshekët e butë (të ujit) nuk janë aspak idealë për ata që zgjohen me dhimbje shpine, sipas një studimi danez. Për disa madje thonë se dyshekët me fortësi të mesme janë më të mira se dyshekët e fortë për zvogëlimin e dhimbjeve në shpinë. Pavarësisht nga ajo që thotë shkenca, në fakt varet nga preferenca personale.

Ndaj e rëndësishme është të shmangim pozicionin që na shkakton dhimbje duke përdorur jastëkë për t’u mbështetur. Ashtu si fortësia, kjo është një preferencë personale. Pozicioni optimal i fjetjes për çdo individ është i ndryshëm.

Marim disa shembuj, nëse flini përmbys, vendosni një jastëk në kockën e legenit për të shmangur zgjatjet e tepruar të mesit. Nëse flini mbi shpinë, vendosni një jastëk poshtë gjunjëve që të rregullojë pozicionin e pelvisit. Nëse flini anash, vendosni një jastëk në nes të këmbëve që kockat e legenit të ms largohen nga njëra tjetra. Ideja është ta ruani shtyllën kurrizore nga përkuljet që ju shkaktojnë dhimbje, dhe ta mbani sa më drejt të jetë e mundur.

E fundit por jo më pak e rëndësishme, nuk mund të harrojmë temperaturën e dhomës gjatë gjumit. Fjetja në temperaturë të ngrohtë do t’ju bëjë të ndërroni shpesh pozicion, duke rezultuar në një gjumë aspak cilësor.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Panik gjatë uljes së avionit në Kanada, merr flakë njëri nga krahët

Panik gjatë uljes së avionit në Kanada, merr flakë njëri nga krahët