Kanada – Kohët e fundit është zhvilluar një sistem identifikimi në Kanada nëpërmjet rrahjeve të zemrës. Por ekspertët janë skeptikë ndaj këtij zbulimi.

Siguria online nga tani e tutje mund të kalojë nëpërmjet zemrës dhe më saktësisht përmes përmbajtjes së informacionit të ruajtur në rrahjen që secili prej nesh ka dhe është i ndryshëm nga cdokush tjetër. Kjo do të na mundësojë për të identifikuar fytyrën, thjesht duke e bërë atë sipas rrahjeve të zemrës.

Në kompjuterët, telefonat, bazat e të dhënave të bankave, apo çdo portal informacioni mund të arrihen me anë të rrahjeve të zemrës. Zbulimi është i bazuar në një thënie se zemra është pasqrim i njeriut.

Siç u tha tashmë disa muaj më parë, studiuesit e Tajvanit Chun-Liang Lin, tani mund të bëjnë identifikimin biometrik me anë të rrahjeve të zemrës. Njohja e vjetëruar e fytyrës dhe zërit, gjurmët e gishtave dhe irisit të syrit bëjnë njohjen , pavarësisht plakjes apo ndryshimeve që pëson njeriu, është zemra të identifikojë pa gabime se përdoruesi i cili është ‘logging’ është ai dhe jo dikush tjetër.

(ad.ti/shqiptarja.com)