Nëse harroni gjthmonë se ku i keni lënë çelësat tuaja, mos u shqetësoni. Tashmë me një pajisje të re që mund ta lidhnin me celularin juaj, ky problem do të marrë fund. Një pajisje e vogël e quajtur “The Tile”, të cilën mund ta përdorni si mbajtëse çelësash apo dhe për gjëra të tjera, ju ndihmon të gjeni gjërat që ju kanë humbur. Kjo pajisje lidhet me smartphone-in tuaj nëpërmjet bluetooth-it dhe ka një rreze veprimi deri në 15 - 45 metra.
 
Kur ju jeni duke kërkuar diçka që ju ka humbur, nëpërmjet bluetooth-it ju shikoni se sa larg apo afër jeni nga pajisja. Kur jeni shumë afër saj, ju sinjalizoheni nëpërmjet një tingulli. Në qoftë se udhëtoni jashtë shtetit, atëherë “alarmi” se ju ka humbur diçka përhapet me anë të satelitit te aparatet e tjerë celularë të cilët duhet të kenë këtë pajisje.
 
Kjo pajisje, e cila do të dalë në treg brenda këtij viti, kushton rreth 12 euro dhe mund të lidhni me celularin tuaj deri në 10 të tilla. Për momentin “The Tile” funksionon vetëm në iPhone dhe iPad.the tile
the tile

(v.gj/shqiptarja.com)