Kandidati për Kryeprokuror të Përkohshëm, Besnik Muçi, është përballur me një sërë pyetjesh të forta nga deputetët në Komisionin e Ligjeve, teksa ka prezantuar platformën e tij për këtë post. Besnik Muçi u pyet nëse ka miqësi me politikanët dhe nëse këta të fundit kanë ndikuar në vendimet e tij.
Muçi nuk përjashtoi miqësinë me politikanët, edhe pse tha se nuk ka pasur miqësi me politikanë të mirëfilltë, dhe se asnjëherë nuk është ndikuar prej tyre, edhe pse ka pasur tentativa.
/Shqiptarja.com
Muçi nuk përjashtoi miqësinë me politikanët, edhe pse tha se nuk ka pasur miqësi me politikanë të mirëfilltë, dhe se asnjëherë nuk është ndikuar prej tyre, edhe pse ka pasur tentativa.
Nëse në këto momente do ju njoftonin për një ngjarje si do vepronit?
Do shkoja në vendngjarje.
Keni miqësi me politikanë dhe a jeni ndikuar nga politika?
Fati më ka sjellë të kemi miqësi, miqësi të afërt jo, por shoqëri po. Prokurorët që kanë hyrë në politikë i kam njohur. Asnjë rast të vetëm nuk ka pasur ndikim nga politika, jo se nuk ka pasur tentativa. Me politikanë të mirëfilltë nuk kam pasur miqësi.
d.c./shqiptarja.com










