Keni planifikuar udhëtim drejt Spanjës? TIA njofton qytetarët: Pasagjerët duhet të plotësojnë formularin e Kontrollit Shëndetësor

Keni planifikuar udhëtim drejt Spanjës? TIA njofton qytetarët: Pasagjerët duhet të plotësojnë formularin e Kontrollit Shëndetësor

Foto ilustruese

Qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Spanjës do të jenë të detyruar që të paraqesin një Formular të Kontrollit Shëndetësor pas mbërritjes në aeroport.

Sipas një njoftimi të Aeroportit Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’, qytetarët duhet të plotësojnë Formularin e Kontrollit Shëndetësor në faqen e internetit ose në aplikacion 48 orë para fluturimit.

Pasi ta dorëzoni, do të merrni një email me një kod QR që do t'ju lejojë të hyni në aeroportin e destinacionit. Ndërkohë mbeten në fuqi: Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Spanjë. As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.

'Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Spanjë

Nëse jeni duke përgatitur një udhëtim për në Spanjë, ju rikujtojmë se për shkak të krizës shëndetësore COVID-19, do të jetë e detyrueshme të paraqisni një Formular të Kontrollit Shëndetësor pas mbërritjes në aeroport dhe të merrni më pas një kod QR. Ju mund të përdorni formularin në faqen e internetit www.spth.gob.es ose të shkarkoni aplikacionin Spain Travel Health në celularin tuaj nga e njëjta faqe në internet.

Ju duhet të plotësoni Formularin e Kontrollit Shëndetësor në faqen e internetit ose në aplikacion 48 orë para fluturimit. Pasi ta dorëzoni, do të merrni një email me një kod QR që do t'ju lejojë të hyni në aeroportin e destinacionit. Mund ta printoni kodin ose ta ruani në telefonin tuaj celular. Formularët e printuar nuk pranohen. Nëse nuk e keni kodin QR, nuk e keni të mundur udhëtimin.

Në aeroportin e mbërritjes

Në aeroportin e destinacionit, ju duhet të tregoni kodin QR që do të skanohet në mënyrë që të keni mundësi të hyni në terminal dhe të merrni bagazhet tuaja.

Ndërkohë mbeten në fuqi:

Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Spanjë.

As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.

Ju lutem vetëm të plotësoni Formularin e Kontrollit Shëndetësor (FCS), të cilin mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://www.spth.gob.es/create (individ)

https://www.spth.gob.es/create-group (grup/familje)

Nëse 14 ditët e fundit keni vizituar vende të tjera përpara udhëtimit në Spanjë, ju duhet patjeter PCR i 48 orëve të fundit, vaksinat e miratuara nga EMA apo OBSH, apo vërtetim i autoriteteve shëndetësore që e keni kaluar Covid 19.'- njofton TIA.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)