Keni probleme me erën e keqe të këmbëve? Ja si mund ta eliminoni

Keni probleme me erën e keqe të këmbëve? Ja si mund ta eliminoni

Foto ilustruese

Ka shumë arsye pse këpucët mund të mbajnë aromë të keqe, nga djersitja e tepërt, përdorimi i vazhdueshëm në materialet e prodhimit apo mbajtja e këpucëve veshur për një kohë të gjatë.

Edhe pse kjo mund t’iu duket diçka e zakonshme, kthehet gjithnjë në një situatë të turpshme. Ndaj  po iu tregojmë këto këshilla si të eliminoni aromën e keqe tek këpucët.

Kujdesuni për higjienën

Ekspertët rekomandojnë se një nga mënyrat e largimit të aromave të këqija, të mos mbajmë veshur të njëjtat këpucë çdo ditë. Kjo sepse këpucët duhet të marrin ajër, të freskohen dhe kështu do të shmangni lagështinë. Kjo është edhe arsyeja pse mbajnë aromë të keqe. Gjithashtu sugjerohet ndryshimi i modeleve të këpucëve, pasi ato absorbojnë më shumë djersën dhe favorizojnë aromën e keqe.

Përdorni pluhur pudër në të dyja këmbët dhe këpucët

Pudra thith lagështirën, kështu që ne ju sugjerojmë që ta aplikoni pas larjes, në thembra të këmbëve për të zvogëluar djersitjen. Gjithashtu, mund të aplikoni pak brenda këpucëve, sidomos në ato që janë të mbyllura si çizmet.  Bëjeni këtë gjatë natës në mënyrë që të puthitet sa më mirë dhe aroma e keqe të zhduket plotësisht.

Lule kamomili

Lërini disa lule kamomili të thahen dhe vendosini në çanta të vogla me rroba dhe vendosini në këpucët tuaja. Lërini gjatë gjithë natës. Kamomili ka veti të kontrollojë aromën e keqe të shkaktuar nga djersa, lagështinë dhe përhapjen e baktereve.

Limon ose lëkurë portokalli

Aromat e agrumeve dhe vajrave natyrore neutralizojnë aromat e këqija, ato gjithashtu veprojnë si agjentë natyrorë antibakterialë. Prisni dy limonë dhe futini në këpucë ku t’i lini për 12 orë.

Sodë buke

Është ideale për të thithur lagështinë e grumbulluar brenda. Mjafton të përhapni pak prej brenda këpucëve dhe lëreni të veprojë për 8 orë. Pas kësaj, hiqni mbeturinat dhe për rezultate të mira, përsëriteni procesin 3 herë në javë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja