Keni tentuar të komunikoni me deputetët që mbështesin Berishën? Alibeaj nuk përgjigjet: Për prioritetet e opozitës, nuk ka ndasi

 

Enkelejd Alibeaj nuk ka dhënë asnjë përgjigje nëse ka tentuar të komunikojë me deputetët që mbështesin Sali Berishën në mënyrë që të kenë të njëjtat prioritete në sesionin e ri parlamentar. Pyetjes të gazetares së Report Tv, Danjela Maloku, iu përgjigj duke thënë se ka përshtypjen se nuk ka ndasi mes deputetëve kur flitet për prioritetet e opozitës.

“Ajo çfarë u deklarua këtu ishin prioritetet parlamentare për veprimtarinë e grupit parlamentar të PD. Nuk dua të mbetem pas me të shkuarën. Çoroditja e opozitës ia ka bërë të lehtë Edi Ramës të bëjë përshesh. Sot duhet të kalojmë në akte e veprime konkrete. Tani janë këto prioritete. Për ne që kemi rënë dakord për këtë çështje, ajo çfarë na bën bashkë janë këto çështje. Kam përshtypjen që për këto, nuk ka asnjë lloj ndasie mes nesh”, tha Alibeaj.


Lajmi kryesor:

Alibeaj me deputetët që e rikonfirmuan kryetar grupi: Nesër çojmë në ‘Kushtetuese’ bordin e naftës! Forcojmë raportin me SHBA e Britaninë! Opozita e çoroditur, 3 prioritetet tona


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit