Kenia, 13 policë të zhdukur pas një sulmi të shebabëve në veri

/ATSH-AFP/ - Trembëdhjetë policë rezultojnë të zhdukur pas një sulmi të islamikëve somalezë shebab në veri të Kenias, në rajonin e Garisas, pranë kufirit me Somalinë, njoftoi sot zëdhënësi i policisë, George Kinoti.
"Ka pasur një sulm kundër policëve të patrullimit, 13 oficerë rezultojnë të zhdukur", deklaroi Kinoti.
"Një operacion i gjerë është ndërmarrë për gjeten e tyre. Forca të shumta policie janë angazhuar për të kërkuar të zhdukur dhe për të rënë në gjurmë të vrasësve", theksoi zëdhënësi.
"Një burim policor në rajon njoftoi për disa policë të vrarë. Incidenti ndodhi dje në mbrëmje në zonën më të izoluar të Garisas, jo shumë larg kufirit me Somalinë, për këtë arsye ne kemi vështirësi për të pasur informacione të sakta", deklaroi një burim policor.
Në fillim të muajit prill, një komando e shebabit sulmoi Universitetin në qytetin e Garisas dhe masakroi 148 persona, 142 prej të cilëve studentë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq