KENIA - Një gjykatë në Kenia ka dënuar me burgim të përjetshëm, dy shtetas iranianë me akuzat se kishin planifikuar sulme me bombë në Nairobi dhe në disa qytete të tjera vitin e kaluar.

Të dy iranianët u arrestuan qershorin e kaluar dhe u gjetën fajtorë si përgjegjës të sulmeve me bombë si dhe në zotërim të 15 kilogramëve me eksplozivë.

Investiguesit thanë se është ende e paqartë nëse të dy kishin lidhje me militantët e Al Kaedës në Somali ose ishin pjesë e një rrjeti tjetër terrorist.

Avokatët mbrojtës e të dy iranianëve thanë se ata janë të pafajshëm dhe se do të apelojnë vendimin.

Dhjetëra njerëz mbetën të vrarë vitin e kaluar si pasojë e sulmeve me bombë në kryeqytetin e Kenyas dhe në kufirin me Somalinë.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)