Kenia do të dërgojë 1500 fermerë në Izrael

Kenia do të dërgojë 1500 fermerë në Izrael

1701985387_oooo.JPG

Qeveria keniane po përgatitet të dërgojë rreth 1500 punëtorë bujqësorë në Izrael me një kontratë trevjeçare, pavarësisht luftës në Gaza.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi në rrjetin social "X" nga zëvendësministri i Punës në Kenia, Shadrack Mwadime. 

Mwadime sqaroi se dy vendet kanë nënshkruar një marrëveshje për përfitime të ndërsjella, në të cilën thuhet se 1500 punëtorë kenianë do të punojnë në fushat bujqësore të Izraelit dhe se marrëveshja parashikon një të ardhur neto të garantuar prej rreth 1500 dollarë në muaj, për secilin nga punëtorët.

Nisma do të koordinohet nga Autoriteti Kombëtar i Punësimit të Kenias. CNN raportoi javën e kaluar se Izraelit i duhen 30-40 mijë punëtorë në sektorin e bujqësisë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Gaza, vritet djali i ministrit izraelit! Rritet bilanci, mbi 17 mijë palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital