Kenia, Raila Odinga e shpall
veten "president i popullit”

Kenia, Raila Odinga e shpall<br />veten "president i popullit”<br>
Udhëheqësi kryesor i opozitës sw Kenias, Raila Odinga, e ka shpallur veten "presidentin e popullit" në një ceremoni "betimi" në kryeqytet.

Mijëra përkrahës të tij morën pjesë në këtë ngjarje, pavarësisht paralajmwrimit tw qeverisw se ai ishte njw rrezik i madh nwse vinte nw pushtet.

Autoritetet mbyllën stacione televizive për të parandaluar transmetimin e drejtpërdrejtë të ngjarjes.

Duke mbajtur një Bibël në dorën e tij të djathtë në një park në Nairobi, z. Odinga deklaroi se po i përgjigjej një "thirrjeje të lartë për të marrë detyrën e presidentit të popullit të Republikës së Kenias".

Kenia ka pasur mjaft manipulime zgjedhjesh dhe ngjarja ishte një hap drejt vendosjes së një demokracie të duhur në shtetin e Afrikës Lindore, tha z. Odinga.

Duke folur më herët në transmetuesin Kenyan KTN, Z. Odinga tha se "betimi i tij" kishte për qëllim "të tregonte botën se ajo që po bëjmë është ligjore, kushtetuese dhe jo diçka që mund ta përshkruash si një grusht shteti".

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS