/ATSH-DPA/ - Obama viziton për herë të parë shtetin në Afrikën Lindore, që kur ai u bë president në 2009-ën, një vizitë kjo dyditore që fillon zyrtarisht të shtunën.
Duke qenë djali i një qytetari kenian, shumë shtetas të Kenias shpresojnë që ai të ndihmojë vendin e tyre që të adresojë problemet që ka.
"Obama do vijë si dhuratë nga Zoti", u shpreh një 34- vjeçar.
"Ai do vijë në një kohë krize në vend. Ai nuk do vijë si gjithë presidentët e tjerë amerikanë, por si një president me origjinë keniane", shtoi ai.
"Kërkojmë nga Obama që të na ndihmojë në luftën kundër terrorizmit dhe korrupsionit, që po e shkatërron vendin", tha Thomas Makori, një punonjës shteti 43- vjeçar.
Vizita dyditore që fillon të shtunën është e para vizitë e Obamës në një vend të Afrikës lindore që kur ai u bë president.
"Njerëzit ndiejnë se ai është bir i tokës keniane në një mënyrë apo tjetër, prandaj ai do shprehë dëshirat dhe pozitivitetin e tij", u shpreh Aly-Khan Satchu, pronari i një portali financiar për investime në tregun kenian.
Gazetarët kanë filluar të sistemohen afër aeroportit ndërkohë që Nairobi ka marrë një pamje tjetër, me rrugë dhe drita të rregulluara si dhe lule të mbjella ku do kalojë limuzina e njohur si "The Beast", e sjellë posaçërisht nga SHBA-ja.
"Personeli i Obamës prej 700 personash do përfshijë ndihmësit, agjentët e shërbimeve sekrete, kuzhinierët dhe personelin e sigurisë", sipas raportimeve të mediave amerikane.
Kenia ka instaluar një sistem kamerash sigurie në pikat qendrore të Nairobit dhe ka ngritur tenda të mijërave policëve që do garantojnë sigurinë.
"Ai duhet të na vizitojë çdo vit për të përmirësuar kushtet e jetesës në qytet", tha biznesmeni Isaac Masisa.
Obama do vijë zyrtarisht të hapë Samitin Global të Sipërmarrjeve, një takim i përvitshëm mes investitorëve.