Kepi i Rodonit, degradon Kalaja e
Skënderbeut, vidhen sklupturat

Kepi i Rodonit, degradon Kalaja e<br />Skënderbeut, vidhen sklupturat
Kalaja e Skënderbeut në Kepin e Rodonit një nga objektet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore po shkon drejt degradimit.
 
Kjo kala ka qenë shumë më e madhe, por për shkak të gërryerjeve të detit ndër shekuj një pjesë e mureve dhe disa nga objektet e saj kanë përfunduar në det.
 
Gërryerjet po vazhdojnë edhe sot madje me një intensitet më të lartë.
 
Në dimër dallgët e detit përfshijnë sipërfaqen e kalasë deri ne 2-3 metra lartësi, duke gërryer edhe ato pak mure të mbetura.
 
Deri me sot në Kalanë e Skënderbeut nuk është bërë asnjë lloj investimi.
 
Mungojnë restaurimet e pjesëve të dëmtuara dhe punimet mbrojtëse nga erozioni i detit.
 
Nuk mjafton vetëm shkatërrimi i objektit, por vite e fundit në këtë kala janë vjedhur disa nga skulpturat që ndodheshin në muret e saj.
 
Siç shihet në këto foto, duhen marrë masa urgjente që një ditë kjo kala të mos zhduket nga faqja e dheut.
 
Edhe pse ka degraduar në këtë gjendje, bukuritë mahnitëse te Kepit të Rodonit dhe ky objekt historik me aq sa ka mbetur, po tërheq çdo ditë e më shumë turistë nga vende të ndryshme të botës.
 
 Por edhe atyre iu duhet të mundohen për të mbërritur deri këtu. Nuk ka rrugë të rregulluara. Për të arritur në Kalanë e Skënderbeut duhet të kalosh për 30 minuta në këmbë përmes një xhungle të vërtetë.
 
Sipas të dhënave historike në këtë kala ushtria e Skënderbeut priste sulmet e venedikasve qe vinin për te zbarkuar ne token Shqiptare.

2

3

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit