SARANDE-Personi që i dha fund jetës një ditë më parë në Sarandë, duke u vetëdjegur është Et’hem Seferi. 77-vjeçari e ka lyer trupin me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën brenda rrethimit të një banesë private në qytetin jugor.
 
Burime nga Policia e Sarandës bëjnë me dije se Ethem Seferi mund t’i ketë vënë flakën vetes për shkak të kushteve të vështira ekonomike.
 
Në Sarandë 77-vjeçari njihej si njeri i qetë, ndërkohë që ushtronte prej vitesh profesionin e këpucarit. Ai njihen ndryshe me emrin “Temka” dhe nuk kishte konflikte sipas Policisë.
 
Edhe në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune. Kanë qënë dy të rinj të cilët e kanë parë Et'hem Seferin duke i vënë flakën vetes, por nuk kanë arritur të shuajnë dot flakët.
 
Ndërkohë familjarët e tij në Polici thanë se 77-vjeçari nuk kishte shfaqur shenja depresioni megjithëse prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Pavarsisht se u çua me shpejtësi në spital, Et’hem Seferi nuk mundi të shpëtojë për shkak të djegieve të shumta.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com