TIRANE - Të miturit dëshmitarë në krime, viktima të keqtrajtimit, shfrytëzimit për prostitucion apo trafikim do të kenë një qendër të re intervistimi. Ambasadorja e Francës në Tiranë, Kristinë Moro firmosi të enjten një marrëveshje me ministrin e Brendshëm Flamur Noka e cila mundëson ngritjen e qendrës pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë.

Ambasadorja e Francës Moro, pasi falënderoi ministrin Noka për bashkëpunimin bilateral, nënvizoi se diçka e tillë do të vijojë edhe në të ardhmen.

Në vlerësimin e ambasadores çështja e trafikimit apo shfrytëzimit të fëmijëve mbetet një fenomen ndërkombëtar.

(Redaksia Online/Shqiptarja.com)