Keqtrajtimi i të miturve, 6 mujori i
2016, çdo muaj një dosje në gjyq

Keqtrajtimi i të miturve nuk është një rast i izoluar, më i fundit është shënuar tre ditë më parë ku administratorja e kopshtit të palicensuar “Diren” Anjeza Shabani u prangos pas pamjeve filmike ku godiste një të mitur 3-vejçar.

Por çfarë ndodh me këtë vepër penale e parashikuar në kod sipas nenit 124/b. Referuar penaliteteve kodi shprehet se: “Keqtrajtimi fizik ose psikologjik i të miturit nga prindërit, motra, vëllai, gjyshi, gjyshja, kujdestari ligjor ose çdo person që është i detyruar të kujdeset për të, dënohet me burgim nga tre muaj gjer në dy vjet”.

Nga një vëzhgim i ReportTv vetëm në gjykatën e Tiranës për periudhën Janar-Qershor 2016 rezultojnë 6 raste të keqktrajtimit të fëmijëve në proces gjykimi.

Por këto janë vetëm shifrat zyrtare e padive që hetohen dhe dërgohen në gjykatë, ndërsa jo zyrtarisht burime për Report Tv nga policia e shtetit thanë se përafërsisht shënohen nga 4 raste në ditë të dhunën dhe keqtrajtimit të të miturve.

Ndalur dhe në statistikat zyrtare të prokurorisë vepra penale e keqtrajtimit të të miturit referuar nenit 124/b siç dhe shihni në këto tabela për vitin 2014 dhe 2015 shënon plot 37 raste, këto të shpërndara në kopshte, çerdhe si dhe familje.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!

Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!