Keqtrajtoi qenin, vihet nën hetim Cllevio Serbiano! E rreh me shqelma dhe shpulla: Nga gango u bërë lango (VIDEO E RËNDË)

FIER - Kleviol Ahmeti, i njohur në rrjete sociale si Cllevio Serbiano është vënë nën hetim nga policia pasi u shfaq në banesë duke keqtrajtuar qenin e tij. Në një video të xhiruar nga vetë ai duket se si godet vazhdimisht kafshën shtëpiake. Nga pamjet duket se është acaruar me qenin që po luan me një bidon plastik, gjë që duket se nuk i pëlqen ndaj e trajton në mënyrë skandaloze pasi e kap me forcë nga koka dhe më pas i gjuan me shqelma. Ndërsa qeni i frikësuar largohet me vrap.

“Unë them do të thyj në mes, ti vazhdon. Hjade këtu, a je gango ti. Hajde këtu, ku vete tani. Nga gango na u bëre lango. Hajde pra. Apo do ikësh me  vrap lart. Mos e ha bidonin. Ti do hash bidonin rri tani aty. Kështu e meriton ti të rrish. Më shiko njëherë. Si do ia bëjmë. Do më dëgjosh mua apo do të bësh me kokën tënde. Dëgjo këtu, pse u fute këtu. Shiko njëherë. Hip sipër në shtëpi. Nuk po kupton ti akoma. Unë them hip sipër”, i thotë Cllevio.

Aktualisht, 36-vjeçari Kleviol Ahmeti është në arrest shtëpie për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta". Kohët e fundit, Cllevio është në qendër të vëmendjes pas konfliktit me Noizyn para lokalit të këtij të fundit në Durrës. Kur u përplas me Noizyn, Kleviol Ahmeti duhej të ishte në shtëpi, pasi Gjykata e Lushnjes kishte caktuar ndaj tij masë arresti shtëpiak për posedim të lëndëve narkotike dhe armë të ftohta pa leje.

Video teksa Noizy grushtonte të riun përpara lokalit të tij në zonën e Currilave, u publikua në rrjetet sociale, dhe policia pasi arrestoi Cllevion, vuri në hetim në gjendje të lirë reperin Rigels Rajku dhe të atin. Sipas asaj që ka shkruar Noizy në Instagram, gjithçka ndodhi pasi Cllevio me emrin e vërtetë, Kleviol Ahmeti, i ofendoi familjarët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tonini: 29/08/2022 11:28

    Shife cfar fetyre ka ky kriminel ordiner me nje kafshe te sinqert kapesh Ti se o pleher legen.kjo video duhet hetur nga Policia e shtetit.

    Përgjigju
  • Lushnjari: 29/08/2022 06:37

    Kot sthot populli qe dardha bie nen dardh

    Përgjigju
  • Iris: 29/08/2022 01:11

    Nga reagimi i stresuar e i frikesuar i qenit qe perpiqet te fshihet e te largohet,duket qe nuk e ka per here te pare qe i eshte nenshtruar keqtrajtimit.I vetmi ngushellim qe vjen nga kjo video eshte qe qeni eshte /Doberman/ dhe duke e ditur per cfare eshte krijuar kjo lloj race,nuk duhet te harrojme qe perulja ,durimi e kane nje kufi dhe besnikerise nje dite i vjen fundi.Asnje nuk do te donte te ishte ne vend te Kleviol idiotit diten qe ai qen ka per t'i shqyer ndonje arterie ne kembe,ne krah,apo ne gryke!

    Përgjigju
  • Jimmy: 28/08/2022 20:47

    Mother fucker!!jane bere keta plehra gango!!I shikojn te vegjelit dhe i bejne klikimi ketit moter qirit!!fare e keqe!!

    Përgjigju
  • El El: 28/08/2022 13:50

    Vemendje! E kuptoni njerez ku po arrin ky vend? Dhe fajin e kemi po ne qe i klikojm dhe i japim komente te tille njerzve, e kuptoni qe kta njerez ne nje koh vite me pare rrinin hanin fara, rriheshin nga polici lagjes se benin zhurm se ishin te uritur se plaka as gjell sbente dot ne shpi, dhe sot ne kte dit llumi social ka nje tel ne dor dhe pikerisht ai qe cdokush e ka pas ne lagje dhe ne pallat te pakten nje te till, edhe live ato budalliqe dhe pislliqe qe ndodhin neper rrjete e bejn te famshemm, ben nje keng qe dhe qenit tja vesh ta degjoj del nga dhoma , e hapin kto k* vat neper insta dhe e kendojn e bejn virale dhe i bie dhe femijes shkret timin apo tkujdo ta degjoj. Te sigurt te dalim ne rruge sjemi , se jan idjotet si puna ktij qe esht nje pabuks injorant pa pik niveli, qe mer nje makin dhe mendon se ka boten i jep gaz e me ben copash ne tavolinen time ku pi kafe , apo fmijen tim duke luajtur . Do thoni ju cfare zgjidhje i jepet ksaj, zgjidhja eshte te mos klikojm te mos shikojm dhe mos te inkurajojm me kto specje. Ti shmangim sa me shum per te mos fryr trurin e ketyre mbetjeve qe ata me te tilla gjera ja dalin ne shqipri. Ne skemi nevoje per europen qe te bredhim ne kemi nevoje per europen ne trurin tone duhet te hym ne njeher ne nje stad tjr mendimi qe dhe ky vend te behet. Eshte turp dhe per mua qe po harxhoj kaq minuta nga jeta ime e vyer pa rrjete pa delirime live nga jeta, por ja te pakten hapim portalet televizive per te mar vesh cfare ndodhe, dhe me del ky lajm me sh komente te bera ne te. Te qetsohemi njerez te shohim ato qe vlejn per tpare , ose te pakten minimalja qe mund te bejm eshte fhe ti shohim por mos ndikohemi dhe te marim shembull kto qe sa te vin te thjeshtohen si specje. Te shikojm ca eshte e mira per ne dhe per femijet e ktij vendi dhe ta vejm selici je zbatim qe mos perballemi ne rruge ne plazh ne lokal ne shpi tende me Lluma.

    Përgjigju
  • Loran shehu: 28/08/2022 13:00

    Cesht ky pizeveng dhjaks qe degjenerojn rrugve nje her ne dy dit , ta marri kte lepur te shpifur shteti e ta mbylli ne cmendin ate te bej me kte lango halesh

    Përgjigju
  • Kastriot: 28/08/2022 12:48

    Boll i thate hapsire mediatike gjithe llumit te shoqerise shqiptare.

    Përgjigju
  • Timi: 28/08/2022 12:25

    Lidheni kete ka""n me ndonje biruc mos te dali me

    Përgjigju
  • Aldo: 28/08/2022 12:24

    Ky eshte ai trapi qe shan kedo ne internet?

    Përgjigju
  • I qr: 28/08/2022 12:06

    STOP MAKING STUPID PEOPLE FAMOUS!!!

    Përgjigju
  • Bim: 28/08/2022 12:00

    Psikopt i çmendur, duhet ti hiqet qeni menjëherë

    Përgjigju
  • Luli: 28/08/2022 11:57

    Po kur te kafshon Qeni....a procedohet Qeni?!

    Përgjigju
    • Kapedani: 29/08/2022 00:13

      Po kafshojë dhe ti o Luli, ça pyet për procedim.

    • Miri: 28/08/2022 12:04

      Po procedohet i zoti qe ka qenin me nje gjobe 500 mije lek te vjeter

  • Pjeter: 28/08/2022 11:51

    "Nga gango u bere lango",Fiks si i zoti!!!

    Përgjigju
  • Djalli flet shqip: 28/08/2022 11:42

    Ky psikopat duhet te demohet ne maksimim. Imagjinoni cfar mund tu beje njerze ky bastardized kur trajton keshtu kafshen e tij shtepiake. Qeni e konsideron si femija babain kete monster qe ka dale nga inçest ne familje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë