Noizy grushton mikun e Stresit, e shau në rrjetet sociale (VIDEO)

Në rrjete sociale është duke qarkulluar një video ku shihet reperi Noizy duke goditur personazhin e njohur të rrjeteve sociale Cllevio.

Thuhet se përplasja ka ndodhur pasi Cllevio ka provokuar dhe sharë Noizyn në rrjete sociale, e madje ka shkuar dhe te lokali i tij në Durrës.

Në videon e publikuar shihet se si Noizy godet me grusht Cellevion dhe më pas nis ta ndjekë me vrap, ndërsa shokë të tij i bashkohen me shpejtësi.

Më herët, Cllevio kishte publikuar një mesazh sipas tij nga Noizy, ku ky i fundit kishte thënë se nuk po i pëlqen ajo që ai po thoshte në rrjete sociale kundër tij.

Cllevio është i njohur për një pjesë e publikut për disa këngë të tij, pasi më herët, ai ka qenë anëtar i The Bloody Alboz (TBA).

 

S.C/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kroaci/ Hyn në shtëpinë e të moshurave dhe qëllon me armë zjarri, humbin jetën 5 persona! Në pranga autori

Kroaci/ Hyn në shtëpinë e të moshurave dhe qëllon me armë zjarri, humbin jetën 5 persona! Në pranga autori