Keqtrajton kafshën
Dënohet me burg

Keqtrajton kafshën<br />Dënohet me burg
Një hajdut në Ashdod të Izraelit hyri në një partamentin për të vjedhur. Mirëpo duket se i kishte bërë llogaritë gabim, sepse sapo e hapi derën, u gjend para një të papriture aspak të këndshme.

Një qen i vogël, që sigurisht të zotët e shtëpisë e kishin lënë brenda, filloi të lehte si in tërbuar, aq sa rrezikonte të zgjonte të tërë lagjen. Atëherë hajduti e kapi dhe e futi menjëherë në frigorifer, ku kujisjet e lehjet e tij nuk mund të dëgjoheshin më dhe pastaj, vodhi ç'gjeti e u largua duke e lënë kafshën e gjorë brenda në frigorifer.

Për fatin e mirë të qenit, të zotët e shtëpisë u kthyen duke e nxjerrë që andej dhe e shpëtuan. Pas kësaj bën dy denoncime; një në komisariat të policisë dhe një tjetër në Një Organizatë të njohur për Mbrojtjen e Kafshëve.

Vjedhësi u kap nga policia lokale gjatë një tentative për një vjedhje tjetër. Pas një procesi të përshpejtuar, u dënua me një afat të gjatë burgimi për vjedhjen dhe me 30 muaj për keqtrajtimin që i kishte bërë qenit që e kishte mbyllur në frigorifer.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg