‘Kërcënim për botën’ shkencëtarët kundër kryeministrit Johnson për heqjen e masave anti-COVID: Nuk po ndjek parimet themelore të shëndetit publik

‘Kërcënim për botën’ shkencëtarët kundër kryeministrit Johnson për heqjen e masave anti-COVID: Nuk po ndjek parimet themelore të shëndetit publik

Kryeministri britanik Boris Johnson

Plani i Boris Johnson për të hequr pothuajse të gjitha kufizimet kundër COVID, të Anglisë të hënën është një kërcënim për botën, thonë ekspertët ndërkombëtarë.

Pozicioni i Britanisë si një qendër transporti global do të nënkuptojë se çdo variant i ri këtu do të përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, paralajmëruan shkencëtarët dhe mjekët në një samit emergjence. Ata gjithashtu shprehën shqetësime të mëdha në lidhje me planet e Downing Street.

Këshilltarët qeveritarë në Zelandën e Re, Izrael dhe Itali ishin midis atyre që i ranë këmbanave të alarmit për politikën, ndërsa më shumë se 1,200 shkencëtarë mbështetën një letër drejtuar revistës Lancet që paralajmëronte se strategjia mund të lejonte zhvillimin e varianteve rezistente ndaj vaksinës.

Një këshilltar i qeverisë së Zelandës së Re i tha samitit se ai dhe kolegët e tij ishin të habitur me qasjen që u mor në Angli.

“Në Zelandën e Re gjithmonë kemi kërkuar në Mbretërinë e Bashkuar për udhëheqje kur bëhet fjalë për ekspertizë shkencore, prandaj është kaq e jashtëzakonshme sa nuk po ndjek as parimet themelore të shëndetit publik,” tha Michael Baker, një profesor i shëndetit publik në Universitetin të Otagos dhe një anëtar i grupit këshillues teknik të ministrisë së shëndetësisë të Zelandës së Re Covid-19.

Gjithashtu mori pjesë Prof. José Martin-Moreno i Universitetit të Valencias, një këshilltar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), i cili tha: “Ne nuk mund ta kuptojmë pse kjo po ndodh, megjithë njohuritë shkencore që keni”.

Të tjerët paralajmëruan që qasja e qeverisë britanike do të imitohej, për përshtatshmëri politike, nga autoritetet diku tjetër.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adi: 17/07/2021 07:06

    Ne momentin qe shteti jep nje zgjidhje qe ne rastin konkret eshte vaksina, pergjegjsia mbetet individuale. Ndaj vazhdo Johnson sepse kjo eshte rruga e drejte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen