Kërcënim terrorist nga burgu:Do
bëj masakër në mes të Tiranës

Kërcënim terrorist nga burgu:Do<br />bëj masakër në mes të Tiranës
"Do bëj masakër. Do vras me kallash në mes të Tiranës". Ky ka qenë kërcënimi terrorist i të dënuarit për vrasje në burgun e Fushë Krujës, Neim Behari. 

Ai ka kërcënuar përmes telefonit nga ambientet e vuajtjes së dënimit, se do kryejë akte terroriste në ambientet publike në Tiranë.

Drejtoria e antiterrorit në Policinë e Shtetit ka njoftuar se i dënuari Neim Behari ka marrë në telefonon nga qelia e burgut persona të paindentifikuar, ku gjatë bisedave kërcënonte për "masakër" dhe "vrasje me kallash".

Ndaj të dënuarit ka nisur një procedim i ri penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ai është vënë nën hetim. I burgosuri rezulton me dy emra, Neim Behari dhe Nikolas Kostandinos. 

"Si rezultat i monitorimit dhe punës së bërë nga Drejtoria e Antiterrorit, më datë 25.11.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të dënuarin Neim Behari, (Nikolas Kostandinos), burgu Fushë Krujë, për veprën penale “Kanosje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste, parashikuar nga neni 232/b i Kodit Penal.

Ky shtetas është i dënuar dhe vuan dënimin për vrasje dhe ka kërcënuar nga telefoni i burgut se do të kryente akte terroriste
", thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Përgjimet
Ka qenë një përgjim i Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit që ka çuar në zbardhjen e planit të Neim Beharit, për kryerjen e akteve terroriste në Tiranë. Nga hetimi ka rezultuar se telefonatat kërcënuese anonime vinin nga kabina e telefonit në burgun e Fushë Krujës. Menjëherë kabinat e telefonit janë mbajtur në vëzhgim derisa Neim Behari është zbuluar si personi që kërcënonte me akte terroriste në ambientet publike të Tiranës. Ndërkohë policia ka nisur hetimet edhe për disa persona të lidhur me kërcënuesin, të cilët e kanë vizituar atë herë pas here në burg. 

"Do vras me kallash në mes të Tiranës"
Nga përgjimet e policisë ka rezultuar se i dënuari për vrasje e një taksisti në Lushnje, në vitin 2005-ë, kërcënonte për akte terroriste në ambientet publike në Tiranë. Sipas përgjimeve të kryera nga policia, rezulton se Neim Behari paralajmëronte, gjatë bisedave telefonike, se do kryente sulme me kallashnikov në ambientet publike të kryeqytetit.  

Neim Behari vrau me thikë taksistin në 2004-ën
Neim Behari vuan dënimin në burgun e Fushë Krujës për veprën penale të vrasjes, e kryer 11 vite më parë. Më 20 Mars të vitit 2005-ë, Behari atëherë 25-vjeç, ka vrarë në Lushnje një taksist.
 
Viktima ishte pronar i mjetit tip "Benz" me targa LU5410B. I pandehuri Neim Behari kishte shkuar ne qytetin e Lushnjes dhe pranë stacionit të trenit ka pajtuar si taksist Themi Qosen me qëllim mbërritjen deri në fshatin Marinëz.
 
I pandehuri dhe viktima nuk kanë bërë pazar për shumën që duhej paguar për të shkuar atje.
 
Pasi kanë dalë në rrugën dytësore, Behari i ka kërkuar taksistit 100 mijë lekë. Viktima s'ka pranuar duke kërkuar detyrimin për shërbimin prej 5 mijë lekësh. Në këtë moment i pandehuri ka ngritur zërin duke filluar debatin dhe makina ka ndaluar.
 
Në debat e sipër 25-vjeçari ka menduar vjedhjen e taksistit dhe gjatë rezistencës së Qoses ka nxjerrë thikën duke e qëlluar në fyt.
 
Edhe pas këtij veprimi Behari e ka goditur disa herë të tjera viktimën. Behari u arrestua nga policia në 21 mars të vitit 2005-ë, ndërsa vendimi i formës së prerë është dhënë në 21 Janar të vitit 2010, duke e dënuar 25-vjeçarin me 24 vite burg.
 
Autori ka kërkuar ulje të dënimit me pretendimin se vuan nga probleme mendore, por kjo nuk është vlerësuar nga Gjykata. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin