PENIAN- Në Azinë Verilindore është rritur shqetësimi se Koreja e Veriut ka vendosur dy raketa Musudan që kanë rreze veprimi deri në 4 mijë kilometra, në gjendje të arrijnë Korenë e Jugut, Japoninë dhe bazën amerikane Guam në Oqeanin Paqësor.

Koreja e Jugut dhe forcat amerikane ndodhen në gatishmëri numër 2, vetëm një nivel më poshtë se në kohë lufte shkruanjë mediat ndërkombëtare.

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut thotë se nuk dëshiron të komentojë për kushtet e sigurisë në lidhje me nivelin e gatishmërisë komandës së OKB-së, e udhëhequr nga SHBA.

Ndryshimi i gjendjes së gatishmërisë e cila hyri në fuqi sot ndodh kur ka tregues të një kërcënimi jetik. Ndërkohë një oficer i lartë i ushtrisë amerikane, ka konfirmuar se një raketë balistike është zhvendosur në bregun lindor të Koresë së Veriut.

Nga Shtëpia e Bardhë në Washington i bëhet thirrje Koresë së Veriut të zgjedhi rrugën e paqes pasi Peniani i ka bërë thirrje të gjitha ambasadave e huaja se duhet të largohen që brenda ditës së sotme, sepse lufta mund të shpërthejë në çdo kohë.

Zyra presidenciale e Koresë së Jugut thotë se përpjekja e Koresë së Veriut është thjeshtë për të krijuar frikë mes të huajve pasi kjo është thjesht luftë psikologjike.

(lç/sg/shqiptarja.com)