Zhaneta është rikthyer në derë të saj. Jo e vetme. Por tashmë me dy fëmijët e saj që janë fryt i një martesë në të cilën 42-vjeçarja nuk pa një ditë të bardhë. Ardhja e Zhanetës dhe dy fëmijëve të saj ka renduar më shumë gjendjen ekonomike të familjes Mëngjesi. Por këtu sëpaku shpirti i ka gjetur rehat. Me lot në sy ajo tregon së burri I saj edhe pse kishte disa urdhër mbrojtje që të mos afrohej familjes ka dhunuar jo vetëm atë por edhe fëmijët. Për gazetën Shqiptarja.com. nëna e dy fëmijëve rrëfen se si dy ditë më parë ra sërish prej e dhunës së bashkëshortit të saj, këtë radhë në sy edhe të kryetares së trupit gjykues.
Znj. Zhaneta si ndodhi që sërisht ju u dhunuat nga isha bashkëshorti juaj?
Dje, në prani të djalit dhe babait tim jam paraqitur sërisht në gjykatë për shak se bashkëshorti im dhe pse ishim të ndarë dhe kishim urdhërmbrotje tentoi të më rrihte. Për këtë arsye na kishte thirrur sërisht gjyqtarja. Në një moment që ajo po bisedonte me të duke i thene se ne nuk do merremi me ty sa here qe ti shkel urdhërin e mbrojtjes ai papritur fillon të më godasë. Fillimisht me kapi prej flokësh dhe më pas më qëlli me grushta në fytyrë. Sot mjekët më kanë qepur me pese kapëse në hundë e dyshojnë se e kam të thyer. Më pas nuk mbajë mënd çka ka ndodhur. Kam rënë në tokë pa ndjenja. Ka qenë personeli i gjykatës që me ka dhënë ndihmën e pare. Pas kësaj erdhi policia dhe unë jam ndërguar në spital.
Znj. Zhaneta, ju përveç keqtrajtimit nga bashkëshorti juaj jeni dhe në një gjendje të rëndë financiare. Si keni mundur tia dilni deri më tani?
Kjo është e vërtetë. Por ajo që rëndon më shumë është gjëndja jonë shëndetësore tashmë. Pak kohë më parë jamë ndihmuar nga disa shoqata ku unë kam qëndruar për dy muaj në Tiranë. Më është dhënë ndihma që kerkova me një psikologë. Këtë e bëra për hir të femijëve që kishin makthe. Ish burri im për një kohë të gjatë ka ushtruar dhunë jo vetëm ndaj meje por dhe ndaj fëmijëve. Fëmijët e mi ishin nën terapi ndërkohë që ai nuk duhej t’u afrohej atyre. Kjo ishte kërkesa e mjekeve në radhe te pare, por ai nuk e zbatonte as vendimin e gjykatës që e ndalonte atë të na afrohehej. Ai është një person shumë i dhunshëm dhe shteti shumë pak me ka ndihmuar me çështjen e fëmijeve. Ata kanë nevojë për ndihmë, janë të traumatizuar për çfarë kanë kaluar. Gjendja ekonomike e jona është e zezë. Ushqehemi të pestë vetëm me pensionin e prindërve. Asnjë llojë ndihme ekonomike nuk marrim. Në vendim e gjykatës thuhet se kush përfiton urdhërmbrojtje e përfiton 3 mijë lekë të reja ndihmë ekonomike por drejtuesit e komunës së Dermenasit nuk pranojnë të mi japin.
Pas gjithë kësaj që ka ndodhur çfarë kërkoni?
Kërkoj të vihet drejtësia ne vend. Ku është shteti? Ai dogji shtëpinë ku ne jetonim në Pojan vitin e kaluar. U mbajt 24 orë në polici dhe doli i pafajshëm. Flinte me thika poshtë kokës, i tmerroi ata fëmijë dhe si përfundim une nuk kam parë dorën e shtetit, të ligjit që të më mbrojtje. Kerkoj vetem të shëroj fëmijet e mi se pastaj dhe tokën do ta ha me dhëmbë dhe do punoj për ta. Fëmijet jane të dy me trauma nga babai i tyre.
ZHANETA KERKON NDERHYRJEN E SHTETIT
Nëna e dy fëmijëve është rrahur nga bashkëshorti i saj në sy të trupit gjykues. Ngjarja e rënde ka ndodhur në gjykatën e rrethit gjyqesor Fier ditën e hënë kur Anesti Mëngjesi ka goditur me grushta bashkëshorten e tij në sallën e gjyqit. Zhaneta Mengjezi, 42 vjeç rrëfen se zanafilla e grindjes se bashkshorteve kishte dy vite më parë. Anesti jo vetem e keqtrajtone atë por dhe dy vëmijët, vajzën Vasilikën 10 vjeçe dhe djalin, Valentin 13 vjeç.
(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com