'Kërcënimi' i SPAK për mediat, Vangjeli rrëfen për herë të parë: Përballja ime me Prokurorinë pasi ish-ministri i Berishës më dha dokumentet e Gërdecit

Analisti Lorenc Vangjeli rrëfeu për herë të parë në ‘Kontrast’ një ngjarje të paprecedentë mes tij dhe organit të akuzës. 

Duke marrë shkas nga urdhri i SPAK për mediat në lidhje me dëshmitë e Nuredin Dumanit, Vangjeli tregoi se në 2009 është gjendur përballë një situate të ngjashmë ku ndodhet media sot. Ai shtoi se një ish-ministër i Sali Berishës i kishte vënë në dispozicion dokumentacionin sesi ishte ndërtuar fabrika e vdekjes në Gërdec. 

Në lidhje me shkrimin e publikuar më pas nga Lorenc Vangjeli me titull “Shënimet e një ministri”, ai rrëfeu në studion e ‘Kontrast’ në Report TV:

“Kur ka ndodhur një ngjarje e tillë më është dashur shumë mund të mos e bëj publike. Por kam qenë në një situatë të tillë. Në vitin 2009 kam qenë në dijeni dhe në pozitën e personit që do të merrej në pyetje. Bëhet fjalë për çështjen e Gërdecit. Prokuroria kërkonte dokumentet e qeverisë që i hapën rrugën fabrikës së vdekjes në Gërdec. Këshilli i Ministrave nuk i jepte sepse e mbronte Kushtetuta. Unë atëherë i botova dhe dokumentet vinin nga një ministër i Zotit Berisha. Unë u vendosa në një situatë absurde, ku unë ndodhesha para akuzës për nxjerrje të sekretit hetimor.

Kjo është një çështje që ka gjetur zgjidhje disa herë në Gjykatën e të Drejtave të njeriut. Hetimi zgjati me muaj të tërë, por burimi im ishte dhe do të mbetet i fshehtë. Zanati ynë nuk është një lojë balerinash. Madje dhe balerinat i kanë gjunjtë e dërrmuar dhe këmbët e enjtura. Kur ti kërkon të jesh ndërmjetës përmes ngjarjes dhe publikut do të jesh i detyruar të pranosh çdo shtrëngesë. Kaprciçot apo llastimet që bëjnë herë pas here mediat nuk i bëjnë mirë as vetë medias” – tha Lorenc Vangjeli në ‘Kontrast’.

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/06/2022 01:55

    Z.Vangjeli,mos beni krahasime midis Gerdecit dhe dosjes /Dumani/.Ne te paren prekej interesi personal i njerezve te perfshire ne kete histori,dihet se kush,kurse ne rastin e dyte mendoj qe hetimi ka marre nje kthese shume interesante,se po te ishte ndryshe,SPAKU ose kishte per t'a ndaluar publikimin qe ne fillim,ose do t'a linte //liber te hapur// deri ne fund.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen