Kërcënimi kibernetik ndaj spitaleve të mbingarkuara nga pandemia

Në një kohë kur sistemi shëndëtsore po has vështirësi të mëdha për shkak të tejmbushjes, ato po përballen me një vështirësi tjetër të madhe, shumë prej tyre po bien pre e sulmeve kibernetike.

FBI-ja dhe dy agjenci federale paralajmëruan se kriminelët kibernetikë po shtonin përpjekjet për të vjedhur të dhëna dhe për të ndërprerë shërbimet në të gjithë sektorin e kujdesit shëndetësor, pasi në këtë mënyrë ata arrijnë të marrin të dhënat e të sëmurëve dhe nuk i zhbllokojnë ato derisa viktimat të paguajnë një shpërblim.

Më të goditurat nga këto lloj sulmesh janë SHBA, por edhe në vende Evropiane si Gjermani sulme të tilla kanë ndodhur vazhdimisht. Në shtator, një sulm "ransomware" paralizoi një zinxhir prej më shumë se 250 spitalesh dhe klinikash amerikane. Në fillim të tetorit, objekte në Oregon, Nju Jork, Miçigan, Uiskonsin dhe Kaliforni gjithashtu ranë pre e sulmeve të dyshuara si "ransomware".

Një tjetër sulm ka ndodhur edhe në 28 tetor në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Vermontit.  Punonjësit humbën qasjen në bazat e të dhënave dixhitale të shëndetit, sistemet e caktimit të vizitave dhe mjetet e tjera në internet, tek të cilat mbështeten për t'u ofruar pacientëve kujdesin shëndetësor.

Sulmet e llojit "ransomware" janë gjithashtu pjesërisht përgjegjëse për disa nga thuajse 700 vjedhjet e të dhënave të informacionit shëndetësor privat. Në duart e një krimineli, një e dhënë e vetme e pacientit në lidhje me financat e tij, mund të shitet për më shumë se 1 mijë dollarë në tregun e zi. 

Pandemia e shkaktuar nga COVID-19 , ka ndikuar gjithashtu në përkeqësimin e situatës pasi shumë spitale shtynë përditësimet e teknologjisë ose trajnimin e sigurisë kibernetike që do të ndihmonte në mbrojtjen e tyre nga vala e sulmeve më të reja.

Shqetësim përbëjnë edhe fakti se sistemet shëndetësore shpenzojnë vetëm 4% deri në 7% të buxhetit të tyre teknik për sigurinë kibernetike, ndërsa sektorë të tjerë si bankat, ose siguracionet, shpenzojnë tre herë më shumë.


 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja