Kërcënimi me vdekje për Juxhin Xhajën jehonë në Spanjë, AS: I ngjashëm me rastin e korrupsionit 'Negreira' te Barcelona

Kërcënimi me vdekje për Juxhin Xhajën jehonë në Spanjë, AS: I ngjashëm me rastin e korrupsionit 'Negreira' te Barcelona

Juxhin Xhaja dhe futbollistët e Kastriotit

"Futbolli shqiptar e lë rastin 'Negreira' në fillimet e tij", kështu quhet shkrimi i prestigjozes spanjolle "AS", që krahason rastin e kërcënimit të gjyqtarit Juxhin Xhaja, me zhurmën që po bën rasti 'Negreira' në Spanjë me korruptimin e arbitrave nga Barcelona.

Skandali që ndodhi fundjavën e shkuar në futbollin shqiptar ka marrë dhenë, teksa media iberike i jep zë rastit të kërcënimit me vdekje të ndërkombëtarit Xhaja, duke mos harruar të përmendë edhe golin e anulluar për Laçin, po në një ndeshje me Kastriotin, gol që FSHF e pranoi se u anullua për shkak të presionit.

"Gjyqtarët shqiptarë kanë refuzuar të fishkëllejnë Kastriotin për shkak të kërcënimeve me vdekje dhe presioneve që marrin nga ky klub i qytetit të Krujës, aktualisht në fundin e Superligës së atij vendi. Ndeshja Kastrioti-Bylis, e planifikuar për të dielën e kaluar, është dashur të anulohet dhe ende nuk dihet nëse Kastrioti do t’i rifillojë garat të shtunën e ardhshme, kur duhet të luajë në fushën e Erzenit. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka lëshuar një deklaratë ku denonconte faktet dhe madje pranoi se në një ndeshje paraprake gjykimi shkoi në favor të Kastriotit. “Federata Shqiptare e Futbollit e di vendimin e shoqatës së arbitrave, e cila refuzon të gjykojë ndeshjet e Kastriotit për shkak të presionit dhe shantazhit të vazhdueshëm.

Një javë më parë, në ndeshjen Kastrioti-Laçi, gjyqtarët e ndeshjes morën kërcënime me vdekje dhe u detyruan të anulonin një gol të skuadrës së Laçit. Duke u ndjerë vazhdimisht të kërcënuar, zyrtarët dhe arbitrat e ndeshjes kishin frikë të deklaronin me shkrim apo të denonconin fakte të tilla. FSHF-ja informon se do të marrë vendimet e duhura për të garantuar një mjedis të sigurt në skenën e futbollit shqiptar”, thotë me zë të lartë institucioni më i lartë i futbollit në Shqipëri.

Edhe pse nuk është pjesë e titujve, Kastrioti kishte rritur peshën e tij në futbollin shqiptar vitet e fundit falë investimeve të konsiderueshme në lojtarë, që e lejuan atë të ngjitej në Superligë, të konsolidohej dhe madje aspironte pozicione klasifikimi për të luajtur në Evropë. Por këtë vit, skuadra nga Kruja rrezikon rënien nga kategoria dhe duket se nuk ka shkuar shumë mirë, deri në këtë episod të rëndë kërcënimesh ndaj arbitrave”, shkruan AS.

Faximile e shkrimit nga AS

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë