Një skandal ka mbërthyer futbollin shqiptar. Një orë para nisjes, ndeshja mes Kastriotit dhe Bylisit e vlefshme për javën e 28 të Superligës, është anuluar nga federata e futbollit. Arsyeja e kësaj mase drastike sipas FSHF-së ka ardhur pasi arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar me jetë.
Asnjë nga gjyqtarët nuk ka pranuar të marrë përsipër organizimin e ndeshjes dhe për pasojë është zbuluar edhe situata e rëndë. Për këtë çështje janë vënë në dijeni edhe organet kompetente të cilat po hetojnë atë që ka ndodhur.
Mirëpo situata është më dramatike se kaq. Vetë FSHF pranon se një javë më parë në ndeshjen Kastrioti-Laçi është anuluar një gol i rregullt për kurbinasit, pasi arbitri Kreshnik Barjamaj dhe ndihmësit e tij janë kërcënuar me jetë. Kjo ndodhi në një moment kur ndeshja ishte 1-1 dhe në vijëmsi Kastrioti arriti të fitonte. Për shkak të humbjes së ndeshjes Laçi më pas shkarkoi trajnerin Gentian Mezani.“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë komunitetin e futbollit dhe opinionin publik se ndeshja Kastrioti-Bylis e planifikuar për t’u zhvilluar ditën e sotme në stadiumin e Kamzës nuk do të zhvillohet.
Ditën e djeshme arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar dhe kjo ngjarje është duke u hetuar nga organet kompetente. Federata e Futbollit është njohur me vendimin e të gjithë klasës arbitrale, që nuk pranon të marrë përsipër drejtimin e ndeshjeve të Klubit Kastrioti për shkak të presioneve dhe shantazheve të vazhdueshme. Një javë më parë, në ndeshjen Kastrioti-Laçi arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar me jetë dhe janë detyruar të anulojnë një gol për skuadrën e Laçit. Të ndjerë vazhdimisht të kërcënuar zyrtarët kanë pasur frikë të deklarojnë me shkrim apo të denoncojnë ngjarje të tilla.
Të gjendur në këtë situatë, FSHF bën me dije se do të presë deri në fund zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme dhe do të marrë vendimet e duhura për të siguruar ambientin e sigurt në panoramën futbollistike shqiptare”, thuhet në njoftim.
FSHF sqaron se do të presë përfundimin e hetimeve për të marrë masat për këtë situatë të përsëritur që ndodhi të shtunën, një ditë para ndeshjes Kastrioti-Bylis.
Kastrioti nuk qëndroi duarkryq dhe reagoi duke e quajtur fillimisht një ‘histori të shëmtuar’ dhe shtoi se ‘distancohet nga këto ngjarje’, duke kërkuar edhe hetimin nga autoritet. Klubi krutan ndër të tjera tha se ‘këto akuza prishin imazhin e klubit dhe mbi të gjitha të futbollit shqiptar’. Kastrioti bën thirrje që çështja të zbardhet sa më shpejt.
REAGIM: Pas njoftimit zyrtar nga Federata Shqiptare e Futbollit për shtyrjen e ndeshjes Kastrioti-Bylis për një datë të pacaktuar, ku në njoftimin e mbërritur deklarohet që arbitrat janë kërcënuar, klubi Kastrioti është i detyruar të dalë me këtë reagim. Ne si klub distancohemi nga këto akuza dhe bëjmë thirrje organeve kompetente që të zbardhin sa më shpejt këtë histori të shëmtuar, e cila prish imazhin e klubit tonë, por dhe të futbollit shqiptar në përgjithësi. Në deklaratën e Federatës Shqiptare thuhet që edhe në ndeshjen e javës së kaluar midis Kastriotit dhe Laçit arbitrat paskan qenë të detyruar që nga kërcënimet të anulojnë një gol për skuadrën e Laçit. Ne jemi të gatshëm të përballemi me realitetin dhe i bëjmë thirrje organeve kompetente të marrin masa të menjëhershme dhe të zbardhin të vërtetën për këtë akuzë të rëndë. KS Kastrioti distancohet në mënyrë kategorike nga çdo lloj ngjarje që njollos lojën e bukur të futbollit.
Nuk jane kercenuar arbitrat por eshte kercenuar egzistenca e shtetit shqiptar.Kruja eshte nje vend i tejmbushur me kriminele, trafikante dhe vrases me pagese. Shteti asnjehere nuk ka marre guximin ti jape nje goditje te forte ketyre banditeve, keshtu qe kjo mungese kurajo e shtetit inkurajon me tej keta horra te shtrijne duart ne cdo fushe dhe te mos kene frike te kercenojne dhe ti marrin jeten cdokujt. Goditni krimin e tmershem ne kruje o shtet i mbaruar, sekuestroni cdo qindarke te tyre. Rrezoni mitin se nuk ndeshkohen dhe jepini shprese njerezve.
PërgjigjuQenkan indinjuar krutanët, ndërkohë që të gjithë e dinë që drejtuesit e tyre janë grup kriminal hashashi. I shesin e i blejnë ndeshjet si tu dojë qejfi, kërcënojnë e shantazhojnë çdokënd, e na qenkan indinjuar ata plehra.
PërgjigjuTa pranoje federata qe eshte anular gol i rregullt? Arbitri nuk e nderpriste lojen? As me shkrim asgje? Po mos u fut fare te gjykosh se ske pse rrezikon jeten, e kshu nuk i hyn ne hak askujt me investimet. Ndryshe, ler dicka me shkrim,se kshu badihava nuk gjindet e drejta. Mbase kollaj te shkruash qe ketu, s,e di..
PërgjigjuPo patjeter, jeni ne dijeni te kercenimit nje jave me pare dhe nuk reagoni fare. Sic u be me Terbunin, hiqe dhe Kastriotin e coji te fillojne nga kategoria e trete. Lojtaret apo staffet qe perfshihen ne dhune fizike me Arbitrat, sduhet te kene me vend ne fushen e futbollit, perjashtojini perfundimisht. Fillojeni kete punen e dhunes qe me U-17 dhe do e shifni se si edukohen te gjithe.
PërgjigjuSi te na perjashtojne ,kur vari nxjerr prekjen e topit me dore nga Laci,dhe goli i kastriotit eshte nje eurogol.Fair Play ja ke fut kot fare.
E shikon se cfare pasojash ka rihapja e basteve z. Kryeminister?
PërgjigjuPse kur jan mbyll najher bastet ?