Kërcënimi për Juxhin Xhajën/ Policia nuk garanton sigurinë, FSHF-ja ndryshon shtëpinë e Kastriotit! Kur luhet ndeshja me Bylisin

Kërcënimi për Juxhin Xhajën/ Policia nuk garanton sigurinë, FSHF-ja ndryshon shtëpinë e Kastriotit! Kur luhet ndeshja me Bylisin

Foto ilustruese

Ndeshja e javës së 28-të në Superligë mes Kastriotit dhe Bylisit, e planifikuar për në 9 prill dhe shtyrë për shkak të kërcënimit të arbitrit Juxhin Xhaja, do të luhet në 19 prill në "Elbasan Arena". FSHF bën me dije se policia nuk merr përsipër zhvillimin e ndeshjes në stadiumin e Kamzës dhe ndeshjet e mbetura si vendas, krutanët do t'i zhvillojnë në Elbasan.

"Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë komunitetin e futbollit dhe opinionin publik se ndeshja  Kastrioti-Bylis, e vlefshme për javën e 28-të të Abissnet Superiore, e planifikuar për tu zhvilluar më datë 9 prill 2023, do të zhvillohet të mërkurën e datës 19 prill në stadiumin Elbasan Arena duke filluar nga ora 15:00. FSHF është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet ligjzbatuese për zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur me zyrtarët e ndeshjes.

Hetimet janë duke vazhduar dhe në të njëjtën kohë  presim që gjithҫka të sqarohet sa më parë në mënyrë që gara të vazhdojë normalisht deri në fund. Klubi Kastrioti do t’i luajë të gjitha ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit në stadiumin “Elbasan Arena” për shkak se Policia e Shtetit nuk merr përsipër garantimin e sigurisë në stadiumin “Kamza", shkruan FSHF-ja.

Sipas deklaratës së fundit nga FSHF, hetimet për zbulimin e personave që kërcënuan arbitrin Juxhin Xhaja vijojnë, teksa organi i futbollit po pret një zbardhje të saj për të vijuar me garën normale.

FSHF nuk sqaron nëse do ketë një rishikim të ndeshjes mes Kastriotit dhe Laçit, e vlefshme për javën e 27-të në Superligë, me institucionin e futbollit që pranoi se kurbinasve iu anullua një gol për shkak të presionit mbi arbitrat.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë