Franca pranon familje refugjatësh nga Siria dhe largon  50 njerëz, përfshirë 34 fëmijë, mes tyre dhe dy familje shqiptare.

Disa familje emigrantësh do të dëboheshin të hënën, por autoritetet franceze u lanë edhe një javë leje qëndrimi. Shoqatat për të drejtat e emigrantëve janë të shqetësuar për t'i dhënë zgjidhje situatës. Emigrantët janë organizuar dhe kanë kërkuar të drejtat e tyre me anë të protestës. "Ne jemi gjithmonë në të njëjtën situatë".-  thotë njëri nga aktivistët.

Sipas drejtorit të kabinetit Beauvois, këto familje do të largohen nga territori dhe do të pranohen familjet e refugjatëve nga Siria.

Dy familjet shqiptare, përfshirë gjashtë fëmijë ishin vendosur në Francë prej 4-5 vitesh dhe kanë qëndruar në hotel që nga marsi i këtij viti. Ata kanë qenë të privuar për të gjetur një punë apo për të shkuar në universitet.

Ergysi, djali 20 vjeçar është njëri nga fëmijët e familjes, i cili dëshiron të regjistrohet në Universitetin e Belfort. Ai dëshiron që të bëhet kryeministër i vendit tonë dhe të ndihmojë popullin. Edhe pse në këtë gjendje, i riu shprehet: "Për sa kohë marrim frymë, shpresa vazhdon".