Leonard Nikolli, 61 vjeç, është shoqëruar në Komisariatin nr. 3 në Tiranë, pasi gjatë ditës së sotme, ka shkuar në zyrat e IMT Tiranë, duke kërcënuar me jetë drejtuesin e institucionit, Klajdi Meçi.
Kallëzimi në polici është bërë nga ky i fundit, teksa ka pretenduar se Nikolli e ka kërcënuar se do ta vriste. Burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema, bëjnë me dije se Nikolli ka thënë sapo ka hyrë në institucion: Jam i armatosur, ku është drejtori se do e vras?!
Në vijim është shprehur se do ia bënte njëlloj si gjyqtarit Astrit Kalaja. Në vijim 61-vjeçari pritet të arrestohet nga policia.
Sipas Meçit, Nikolli kishte ankesa për një ndërtim që sipas tij duhej të prishej por IMT Tiranë nuk e kishte prishur. Objekti në fjalë ka sigurim padie me vendim gjykate, që e ndalon ndërhyrjen e IMT-së, pavarësisht se mund të ketë pretendime nga palë të tjera të përfshira.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komente











Vete e keni fajin qe shperbleni llumin dhe horrat. Ai zhulsi qe hyri te keshilli bashkiak i Vlores iu zgjidh halli. I kercenoi dhe ja zgjidhen. Keshtu do fillojne te bejne te gjithe deri sa ti therrasi mendjes mbreti dhe te shkarkoj te gjithe llumin qe ka aktualisht neper institucione e bashki.
Përgjigju