Kërcënohet me jetë gazetari
i TV A1 Report e Shqiptarja.com

Kërcënohet me jetë gazetari<br />i TV A1 Report e Shqiptarja.com
GJIROKASTER- Korrespondenti i Tv A1 Report dhe i Shqiptarja.com Piro Nase në Gjirokastër është kërcënuar me jetë sot në mëngjes nga drejtori teknik i spitalit të Gjirokastrës. Kërcënimi ndodh pasi disa ditë më parë kjo redaksi publikoi një kronikë për problemin e mbetjeve spitalore të cilat hidhen sheshit në ambientet pranë spitalit, pa u shqetësuar për rrezikun që u kanoset shëndetit të qytetarëve.

"Kronikën që ke bërë për mbetjet spitalore nuk do kalojë kaq lehtë. Do të të zhduk fare”- i ka thënë Drejtori teknik i spitalit të Gjirokastrës, Ergys Lula gazetarit tonë sot në mëngjes. Ngjarja u shënua sot në mëngjes rreth orës 09: 25 minuta pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Gjirokastrës ku gazetari Piro Nase kishte vajtur për punën e tij si gazetar.

 “Kur po dilja nga makina, pasi e parkova nga gjykata pashë Ergys Lulën, drejtorin teknik të spitalit të Gjirokastrës. Po vëzhgonte lëvizjet e mia në momentin që dola nga makina dhe doja të hyja në një prej lokaleve mu afrua dhe tentoi të më qëllonte”- tregon gazetari Nase duke cituar dhe cfarë Lula i kishte thënë: “Kronikën që ke bërë për mbetjet spitalore nuk do kalojë kaq lehtë. Do të të zhduk fare.”

Pas këtij denoncimi Piro Nase iu drejtua policisë për të bërë denoncim ndaj zyrtarit të spitalit.

KRONIKA E PUBLIKUAR ME 23 JANAR, SHKAK I KECENIMIT

Në qytetin e Gjirokastrës mbetjet spitalore hidhen sheshit në ambjentet pranë spitalit , pa u shqetësuar për rrezikun që u kanoset shëndetit të qytetarëve.

Drejtuesit e spitalit rajonal të Gjirokastrës kanë ndaluar në mënyrë arbitrare gazetarin e A1 Report të filmojë skandalin e krijuar nga mbetjet spitalore, ndërsa agjensia rajonale e mjedisit hesht dhe tregohet indiferente përballë kësaj situate.

Pamjet e filmuara tregojnë fare mirë mbetjet e patrajtuara në mjediset e spitalit, që përbëjnë rrezik infeksionesh për qytetarët. Ndërkohë ky mjet po ngarkon një pjesë të mbeturinave për t’i bashkuar më pas me mbetjet urbane pranë lumit Drin. Teksa kamera po filmonte në ambjentet e jashtme të spitalit, përfaqësues të administrates së këtij institucioni ndëryhn në mënyrë arbitrare duke ndaluar punën e gazetarit të A1 Report.
Megjithatë në një kamera të fshehtë tregohet qartë debati mes korrespondentit në qytetin e Gjirokastrës Piro Nase dhe drejtorit teknik të spitalit Ergis Lulo, pasi ky i fundit nuk lejon filmimin e ambjentit dhe tentojë t’i sekuestroje kasetën. Lexoni kroniken per mbetjet spitalore

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë

Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë