Urdhëroi prishjen e një ndërtese, kërcënohet me jetë nga katër persona kreu i IMT-së Durrës, Ardian Halili

Urdhëroi prishjen e një ndërtese, kërcënohet me jetë nga katër persona kreu i IMT-së Durrës, Ardian Halili

Ardian Halili

DURRËS- Kryeinspektori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Durrës, Ardian Halili është kërcënuar me jetë nga katër persona për shkak të detyrës.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në fshatin Bizë, ku Bedri Dervishi, Nexhmije dhe Anita Dervishi, si dhe Begator Gjoka kanë kërcënuar me jetë Halilin teksa ndodhej në lokalin pranë banesës së tij.

Shkak për kërcënimin e tij ishte një urdhër që Halili kishte lëshuar për prishjen e objektit agjenci ”Dervishi”, që ndodhet te Ura e Dajlanit, në hyrje të Durrësit.

Objekti për të cilin Halili kishte urdhëruar prishjen si ndërtim pa leje ishte në pronësi të familjes Halili dhe në proces legalizimi. Por procesi i legalizimit është skualifikuar me kërkesë të Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare pasi cenon sigurinë hekurudhore.

Pas ngjarjes kryeinspektori ka bërë kallëzim penal ndaj 4 personave, të cilët do të procesohen në gjende të lirë.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetaseve:

• N.D. 48 vjeçe, banuese në Durrës;
• A.D. 21 vjeçe, banuese në Durrës.

Shtetaset e mësipërme(ëmë e bijë), ditën e sotme në fshatin Fushë- Bizë, Ishëm, kanë kanosur me fjalë për shkak të detyrës shtetasin A H. 48 vjeç, banues në Durrës K/ Inspektor në IMT Durrës. 

Veprimet hetimore po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe janë referuar materialet në prokurori për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës " parashikuar në nenin 238 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!