Kërcënohet me jetë Nazime
Visha, kallëzon gruan e Fiqiriut
Vetëm pak ditë pasi ka lënë qelitë e burgut të grave në Tiranë, Nazime Visha është kërcënuar me jetë nga e veja e Fiqiri Muçës, Mynyre Muça.
Vetëm pak ditë pasi ka lënë qelitë e burgut të grave në Tiranë, Nazime Visha është kërcënuar me jetë nga e veja e Fiqiri Muçës, Mynyre Muça.
Gazeta “Shqiptarja.com” ka mësuar se Mynyre Muça është kallëzuar në policinë e Tiranës, nga Nazime Visha, pasi kjo e fundit pretendon se është kërcënuar me jetë nga ish-gruaja e Fiqiri Muçës.
Ky i fundit është vrarë me armë zjarri pak vite më parë nga e reja Nazime Visha.
Për këtë vrasje, Nazimeja pretendoi se e kishte kryer në kushtet e vetëmbrojtjes së nevojshme, por pas publikimit të një sërë meszheve telefonike që ajo kishte shkëmbyer me viktimin para krimit, ka rezultuar se e reja e kishte ftuar vetë në takim viktimën, dhe pasi Fiqiriu ka zbrituar nga makina është qëlluar me breshëri automatiku, duke mbetur i vdekur në vend.
Për këtë krim, Nazime Visha është dënuar me 10 vite burg, nga të cilat ka bërë vetëm 4 vjet heqje lirie, pasi u fal me një dekret special nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.
Pikërisht pas daljes nga burgu dhe mënyrës së lirimit të Nazimes, kanë reaguar shumë ashpër deri në kërcënime për hakmarje familjarët e të ndjerit Fiqiri Muça. Mësohet se pak ditë më parë, ka qënë gruaja e Fiqiriut, Mënyre Muça, ajo që ka kërcënuar me jetë Nazime Vishën.
Nisur nga kjo situatë, kjo e fundit i është drejtuar policisë së Tiranës duke paraqitur një kallëzim penal për veprën penale të “Kanosjes” dhe “Përndjekjes” kundër Mënyre Muçës. Njëherësh, në datën 25 prill 2016, Nazime Visha i është drejtuar dhe Gjykatës së Tiranës, duke kërkuar prej kësaj të fundit një urdhër mbrojtje ndaj Mynyre Muçës, pasi sipas të resë, Muça përbën rrezik për jetën e saj.
Mynyre Muça Nazime Visha

Nazime Visha dhe Fiqiri Muça

Nazime Visha del nga burgu dhe pritet nga gjyshja e sajRedaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
54.6%
-
Jo
38.8%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 1813
Lajme të tjera
-
A duhet të vazhdojë Perëndimi të mbështesë Ukrainën?
30 Mars, 15:20
-
Misteri i vdekjes së komandantit Rus: U vra apo u vetëvra?
30 Mars, 15:11
-
Ukraina konfuzon 'inteligjencën ruse', lëviz mjetet ushtarake me targa identike në drejtim të kundërt
30 Mars, 15:08
-
Sërish tensione? Digjen dy makina me targa të Kosovës në veri
30 Mars, 14:58
-
Rrëfim prekës i Valbona Memës, këngëtarja flet për herë të parë për humbjen e të motrës: E kisha si nënë
30 Mars, 14:52
-
Zgjedhjet vendore, Karabina: PD duhet të kishte dalë me 61 kandidatë! Analisti Gashi: Do të zhbëheni si parti, do merrni vetëm 2%
30 Mars, 14:35
-
VIDEO/ Momente paniku për Aguerron, ish-sulmuesi ndjen shqetësime me zemrën në transmetim
30 Mars, 14:31
-
Prezantohet drafti paraprak i Strategjisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe TIK, Kushi: Prioritet për zhvillim
30 Mars, 14:31
-
VIDEOLAJM/ Kim takon pensionistin në Roskovec, mesazhi i ambasadores së SHBA-ve: Kujdesuni për vendin tuaj, është më i bukuri
30 Mars, 14:25
-
Sondazhet e tregojnë: Opozita e keqja e vetes, askënd të mos akuzojë!
30 Mars, 14:24
-
PD e Berishës për kryebashkiakun e Devollit: Merr kandidatë të pavarur dhe i fut në garë për 14 majit! Falsifikon firmat për të dobësuar opozitën
30 Mars, 14:19
-
Propaganda serbe në një nivel tjetër: Shtëpia e Verdhë ishte vetëm ndalesë, trafikimi i organeve u krye në Fushë Krujë
30 Mars, 14:13