Një 26-vjeçar nga Saranda është kërcënuar në pragun e banesës së tij me një zarf që përmbante një letër dhe një plumb. Report Tv raporton se bëhet fjalë për personin me inicialet L.SH.
I riu mësohet se ka gjetur zarfin sapo ka dalë nga banesa në mëngjes dhe se menjëherë i është drejtuar Komisariatit të Policisë së Sarandës, për të raportuar ngjarjen.
Sipas korrespondentit të Report TV në Sarandë, 26-vjeçari ka deklaruar për Policinë se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk ka asnjë ide se kush mund ta ketë kërcënuar.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen dhe identifikimin e autorit.