Redaksia e televizionit Report TV dhe gazetës Shqiptarja.com, morën një mesazh kërcënues nëpërmjet telefonit, një alarm për bombë. Rreth orës 13:04 minuta të kësaj të marte, në telefonin e redaksisë u shfaq një sms e dërguar nga një telefon me numër me parapagesë.
Në të shkruhej: "
Unë Shkëlqim Tarja, ju kam vënë eksploziv në redaksi. Orën e shpërthimit e keni në fb”.
(Sms-ja kërcënuese ndaj Report TV)Pas konstatimit të këtij mesazhi kërcënues, redaksia njoftoi Sallën operative të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Menjëherë efektivë të komisariatit nr.1, të njësisë Antieksploziv dhe të Njësisë së Antiterrorit mbërritën në adresën e redaksisë duke evakuar stafin, banorë dhe fëmijët e një kopshti ngjitur me televizionin.
Njësia antieksploziv e RENEA-s, kryen kontrollet në të gjithë ambientet e redaksisë, ku nuk u konstatua, ndonjë objekt apo pako e dyshimtë.
Ndërkaq bazuar në emrin e personit që ishte identifikuar në numrin e telefonit të postuar në numrin e redaksisë, policia shoqëroi, personin e dyshuar, Shkëlqim Tarja, banues në Laprakë.
Personi u shoqërua në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Sipas burimeve ai mësohet se ka pranuar autorësinë e mesazhit kërcënues ndërsa ende nuk dihet shkaku apo motivi i kërcënimit.
Burimet e policisë thanë se Tarja njihet si person me çrregullime mendore, ndërsa ndaj tij është vendosur arrestimi në flagrancë me akuzën e kanosjes dhe të përhapjes së informacioneve të rreme.
(Foto, Policia gjatë kontrollit për bombë në redaksine e "Report TV") Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.2%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.2%
Vota total: 2513
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vranësira dhe temperatura deri në 6 gradë celcius, parashikimi i motit për sot
17 Janar, 08:05
-
Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve, takimi online! Në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve
17 Janar, 08:04
-
Në dashuri shmangni mosmarrëveshjet e panevojshme...çfarë kanë rezervuar yjet për sot
17 Janar, 07:54
-
Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të migrantëve të parregullt në Ballkan, 78% më pak se 2023
17 Janar, 07:47
-
Parashqevi Simaku prej 2 javësh e shtruar në Spitalin Psikiatrik të New Yorkut, nuk pranon të marrë mjekim
17 Janar, 07:26
-
Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion
16 Janar, 22:52
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20