Kërcënoi dhe pengoi për të punuar administratorin e një firme në Malësinë e Madhe arrestohet 56-vjeçari

Kërcënoi dhe pengoi për të punuar administratorin e një firme në Malësinë e Madhe arrestohet 56-vjeçari

Foto ilustruese

56-vjeçari, Nikolin Pecaj, është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi ishte shpallur në kërkim sepse ka kanosur shtetasin Adnan Çoku, 42 vjeç.

Sipas policisë, Pecaj, ishte shpallur në kërkim pasi nëpërmjet telefonit, ka fyer dhe ka penguar për të punuar Adnan Çokun, 42 vjeç, banues në fshatin Dobraç, me detyrë administrator i një firme, i cili më datë 16.12.2021 ka bërë kallëzim në Polici.

Gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë 56-vjeçari, ka kundërshtuar punonjësit e policisë. 

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe u bë kapja dhe ndalimi i 56-vjeçarit, banues në fshatin Selcë, Bashkia Malësi e Madhe, i  shpallur në kërkim për veprat penale “ Vetgjyqësia”, “Kanosja”, “Fyerja” dhe “ Kundërshtim i punonjësit që kryen një shërbim publik”.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Enver Hoxhaj nderohet me titullin ‘Doctor Honoris Causa’ në Tiranë, Veliaj: Urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Enver Hoxhaj nderohet me titullin ‘Doctor Honoris Causa’ në Tiranë, Veliaj: Urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës.