Ardian Rragami, shqiptari 47-vjeçar  është dëbuar nga Britania e Madhe pas apelit që gruaja e tij u bëri autoriteve vendase, shkruan “Daily Mail"

Rasti i emigrantit shqiptar Ardian Rragami, 47-vjeç, shokoi Britaninë, pasi u filmua duke i vënë thikën në fyt gruas.

Ardian Rragami ka pasur precedentë të mëparshëm penalë, por deri më tani kishte përdorur familjen si justifkim për të mos u dëbuar nga Anglia

Rragami pranoi se kishte prerë me thikë në fyt bashkëshorten e tij dhe kishte sulmuar fëmijët e tij, e megjithatë ishte lënë i lirë nga autoritetet britanike pasi dënimi i tij prej 8 muajsh ishte pezulluar. “Home Office njoftoi se Ardian Rragami u deportua të enjten, 6 marsit” shkruan Daily Mail.

 Ardian Rragami sipas autoriteteve britanike rezulton një person i njohur për drejtësinë dhe me precedent. Në vitin 1998 pas një vrasje në Shkodër në një lokal, ai u arratis në Angli duke u prezantuar si një refugjat kosovar me emrin ‘Ardian Gashi’.

Në vitin 2000 u dënua në mungesë, ndërsa në 2009 u ekstradua nga Anglia për të vuajtur një dënim 15-vjeçar për vrasjen, por pasi kaloi vetëm 4 vite në burg u rikthye për t'u bashkuar me familjen. Në 2016 ai u ribashkua sërish me familjen, por u arrestua sërish pas dhunës dhe kërcënimit ndaj gruas.