Disa ditë pas arrestimit të dy vëllezërve Muhaj në Fier të cilët dhunuan hallën e tyre, është arrestuar edhe vëllai i tretë. Bëhet fjalë për B.Muhaj 21 vjeç i cili ishte shpallur në kërkim pas  kanosjes për tërheqje të kallëzimit, hallën e tij,  Mirela Brakaj, 45 vjeçe, kallëzim i cili ka çuar në pranga në datë 13.09.2019 dy vëllezërit e tij për dhunë të ushtruar ndaj hallës.

Dy nipërit e arrestuar më 13 shtator, Mariglen dhe Artjus Muhaj, 30 vjeç dhe 24 vjeç, kanë dhunuar hallën e tyre Mirela Brakaj, 45 vjeçe dhe e gjitha ka ndodhur për shkak të një prone të përbashkët mes tyre.

Halla jetonte e vetme në banesë, pas vdekjes së bashkëshortit të saj dhe ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj nipërve, por kjo nuk i ka penguar ato që ta dhunonin sërish.

 Mësohet se ata jetonin në një pallat, në kat të parë  vëllezërit Muhaj dhe në katin e tretë halla e tyre, ndërsa nuk dihet ekzaktësisht prona që është bërë objekt "sherri" mes tyre.