FIER- Dy nipër kanë dhunuar hallën e tyre dhe e gjitha ka ndodhur për shkak të një prone të përbashkët mes tyre.

Dy nipërit, të identifikuar si Mariglen dhe Artjus Muhaj, 30 vjeç dhe 24 vjeç, kanë dhunuar hallën e tyre Mirela Brakaj, 45 vjeçe. Halla jetonte e vetme në banesë, pas vdekjes së bashkëshortit të saj dhe ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj nipërve, por kjo nuk i ka penguar ato që ta dhunonin sërish. Mësohet se ata jetonin në një pallat, në kat të parë  vëllezërit Muhaj dhe në katin e tretë halla e tyre, ndërsa nuk dihet ekzaktësisht prona që është bërë objekt "sherri" mes tyre.

Maringlen Muhaj

Situata ka arritur kulmin ditën e sotme, ku për pasojë 45-vjeçarja ka marrë lëndime të shumta në trup. Vëllezërit Muhaj njihen si persona problematikë, ku sipas informacioneve nga banorët e lagjes, situata e tyre është përkeqësuar pas vrasjes së nënës së tyre nga babai Arben Muhaj në 20 janar të vitit 2015, për shkaqe xhelozie.

I ati Arben Muhaj i dënuar për vrasjen e gruas Teuta Muhaj

Ato u vunë në prangat e policisë, ku gjatë kontrollit në banesën e dy të rinjve policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale edhe disa fishekë.

E ëma e dy fëmijve e vrarë nga i shoqi