Për ish-deputetin e PS në Elbasan Hamit Kosta, i cili u arrestua para dy ditësh, Gjykata e Shkallës së parë vendosi masën ‘arrest me burg’, në llogari të hetimit që po kryen prokuroria elbasanit për akuzën e armbajtjes dhe kërcënimit të ish bashkëshortes.
Avokati i ish-deputetit kërkoi lirimin e Kostës, pasi sipas tij ish-deputeti Kosta nuk paraqet rrezik.
Vetë Kosta në sallën e gjyqit ka mohuar akuzën e kërcënimit ndaj ish bashkëshortes duke sqaruar se ata janë takuar e kanë diskutuar vetëm për vajzën e tyre.
Kallëzimi ndaj Kostët u bë nga ish bashkëshortja, ndërsa pasi policia u vu në ndjeke të Kostët e ndaloi këtë të ufndit në një fuoristradë Humer në bordin e të cilës u gjet dhe një armë zjarri pistoletë pa leje.

Ish bashkëshortja dhe Hamit Kosta
Ish-deputeti i PS u arrestua para dy ditësh
Hamit Kosta, ish-deputeti i PS, dy ditë më parë kërcënoi në rrugë me armë ish-gruan e tij 38 vjeçaren, E.T, teksa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij tip “Hamer”.
Gjatë kontrollit që policia ka ushtruar në automjetin e Kostës, ka konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës një armë zjarri pistoletë me gjashtë fishekë model 9mm të vendosur në krëhërin e saj, e cila rezultoi të ishte pa leje.
Redaksia Online
E.S/ shqiptarja.com
/Shqiptarja.com