Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim për kanosje është vendosur në pranga nga policia e Durrësit.

I arrestuari, me iniciale L.I., alias L.Sh., në janar të këtij viti ka kërcënuar me armë zjarri 2 persona drejt e nga automjeti me të cilin lëvizte, bën me dije policia.

“Gjykata e Durrësit, në shkurt të këtij viti, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale ‘Kanosja’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’, ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’ dhe ‘Mbajtja pa të drejtë e uniformës’”, thuhet në njoftim.

Në banesën e tij u sekuestruan municione, një thikë dhe dy radio policie. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.